Imbreks dhe tegula

Çdo tegul (a) i mbivendoset asaj të mëposhtëme dhe skajet e ngritura anësor bashkohen ndërmjet tyre. Çdo imbreks i lakuar (b) mbulon anët e skajeve të ngritura të formuar në mes nga bashkimi i tegulave. Disa imbrikse nuk janë paraqitur në ilustrim, në mënyrë që të tregojnë detajet e skajeve të bashkuara të tegulave.

Imbreks dhe tegula (shumës imbrekse dhe tegula) janë mbivendosje e tjegullave të përdoruara në arkitekturën e Greqisë antike dhe Romës si një masë mbrojtëse për papërshkueshmërin nga uji dhe mbulimin e çatisë. Ato janë bëheshin kryesisht prej balte (argjile) të pjekur, por ndonjëherë edhe nga mermeri, bronzi ose gilt-i (copë/pllakë e praruar, e veshur ose e lyer me flet ari). Në Romë, ato zëvendësuan pllakat e drurit dhe u përdorën në pothuajse çdo lloj strukture, nga ato më zakonshnet e të thjeshta, deri te tempujt e mëdhenjë dhe ndërtimet publike.

Tegula (greqisht: solene) ishte një fushë e sheshtë tjegulle, ose një pllakë e sheshtë me skaje të ngritura, e cila vendosej direkt në sipërfaqen e çatis, ndërsa imbreks (greqisht: kalipter/kalupter) ishte një gjysmë cilindër që mbulonte tjegullën, si një gjysëm tubi, e cila ishte mbivendosur në mes të tegulave. Kur një imbreks ishte bërë mirë dhe siç duhet, nevojitej shumë pak punë për të bërë hidroizolimin ose mbyllur hapësirat.

Zona e mbulimit në përgjithësi ishte e rrethuar nga antefikse, të cilat shpesh ishin të zbukuruar dhe kishin disa anthemia (deokorim në formë luleje)  për të mbuluar çdo fund rreshti të imbrekseve.

Koncepti i mbulimit me imbrekse dhe tegula përdoret edhe sot si një karakteristik ndërkombtare e stilit dhe dizanjit të ndërtimit dhe është origjina e termit imbrication për gjendjen e gjërave të rregullta me shtresa të mbivendosura.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne