Në mekanikën klasike, impulsi është madhësia vektoriale që jepet si prodhim i masës dhe shpejtësisë së një trupi. Duke qenë një madhësi vektoriale, ai ka nevojë për kah dhe drejtim. Nëse kemi një objekt me masë m dhe shpejtësi v atëherë impulsi i tij jepet me anë të formulës: . Në sistemin SI, njësia matëse e impulsit është kilogram metër për sekondë ( kg*m/s), e cila është e njëvlershme me N/s.
Ligji i Dytë i Njutonit shpall se shkalla e ndryshimit të impulsit të një trupi është e barabartë me forcën rezultante që vepron mbi të. Impulsi varet nga sistemi i referimit, por në çdo sistem referimi inercial ai ruhet, që do të thotë se nëse një sistem i mbyllur nuk ndikohet nga forcat e jashtme, impulsi i përgjithshëm i sistemit nuk ndryshon.