Inovacioni është një ide e re, proces ose pajisje efektive [1]. Inovacioni mund të shihet si aplikimi për zgjidhjen më të mirë e cila plotëson kërkesat e reja, apo nevojat ekzistuese të tregut [2]. Kjo realizohet nëpërmjet produkteve, proceseve, shërbimeve, teknologjive, ose ideve më efektive që janë në dispozicion të tregjeve, qeverive dhe shoqërisë.