مرگ بر جمهوری اسلامی Jomhuri-ye Eslāmi-ye Irān | |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: Himni Kombëtar i Republikës Islamike e Iranit | |||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Tehrani | ||||
Gjuhët zyrtare | Persisht | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republika Islame presidenciale teokrate homeiniste unitare | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje | 83,183,741 | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Zona kohore | UTC+03:30 (IRST) | ||||
|
Irani, (persisht: ايران , Īrān; shqiptimi: [iːˈɾɒn], zyrtarisht Republika Islame e Iranit (persisht: جمهوری اسلامی ايران, (shkr. latin: Jomhūrī-ye Eslāmī-ye Īrān; lat. Irania; merret si trashëgimtare e Persisë – është një shtet në Azia Perëndimore. Kufizohet në veriperëndim me Armeninë dhe Azerbajxhanin, në veri me Detin Kaspik, në verilindje me Turkmenistanin, në lindje me Afganistanin, në juglindje me Pakistanin, në jug me Gjirin Persik dhe Gjirin të Omanit, dhe në perëndim me Turqinë dhe Irakun. Irani mbulon një sipërfaqe prej 1,648,195 km2, me një popullsi prej 83 milionë. Irani është vendi i dytë më i madh në Lindjen e Mesme dhe kryeqyteti i saj është Tehrani.
Irani është një vend multikulturor me shumë grupe etnike dhe gjuhësore. Më të mëdhatë janë persianët (61%), azerbajxhanasit (16%), kurdët (10%) dhe lurët (6%).