Isai

Isa bin Merjem (në gjuhën arabe: عيسى بن مريم; shqip: Isa i biri i Merjemës) është një profetIslam dhe një nga pesë të dërguarit më të mëdhenj të Allahut së bashku me Noah (Nuhu), Abrahamin (Ibrahimi), Moisiun (Musai) dhe Muhamedin. Isa bin Merjemi përmëndet me emër në Kuran njëzetepesë herë ndërsa Muhamedi s.a.v.s katër herë[1][2]. Në Kuran, Isai si çdo profet tjetër cilësohet si qënie e vdekshme dhe konsiderohet si lajmëtar i fjalës së Allahut. Myslimanët besojnë se Isa apo Jezusi është Mesia që do të kthehet (ardhjen e dytë) dhe do të mundë Antikrishtin (ed-Dexhal).

Isa ibn Merjem ose Jezusi në Testamentin e ri është profet i Zotit i cili u dërgua pas Jahja dhe Zekeria. Isa njihet ndryshe me emrin Mesi. Këtë ai e mori për shkak të udhëtimeve të shumta. Ai nuk kishte shtëpi dhe vend të tijin. Gjithashtu, thuhet se u quajt Mesi, për shkak se kur lindi, nëna e tij e leu me vaj. Allahu e përmend historinë e Isait dhe nënë së tij në Kur'an: "Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje, duke e fshehur veten nga ata.

Myslimanët besojnë se Jezusi ishte njeri i krijuar mrekullisht pa baba, njëlloj si Ademi që ishte një njeri pa nënë dhe baba apo Hava që u krijua nga brinja e Ademit. Kur'ani e hedh poshtë Trinitetin dhe pretendimin se Jezusi është Biri i Allahut. Sipas besimit islamik Isa a.s ishte i lajmëtar i fjalës së Allahut që do të udhëzonet bijtë e Israelit.[3] Sipas kuranit besimi tek Isa a.s dhe profetet e zotit është i detyrueshëm për çdo mysliman.

  1. ^ "Jesus, Son of Mary" in Oxford Islamic Studies Online
  2. ^ "Jesus in the Quran". islam101.com. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2013. Marrë më 2011-07-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ The Oxford Dictionary of Islam, p.158

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne