Republika e Jemenit الجمهورية اليمنية al-Jumhūrīyah al-Yamanīyah | |||||
---|---|---|---|---|---|
![]() Vendndodhja gjeografike e Jemenit | |||||
Kryeqyteti | San'a (de jure) Aden (de facto) | ||||
Qyteti më i madh | San'a | ||||
Gjuhët zyrtare | Arabe | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republikë presidenciale | ||||
• Kryetar i Këshillit Presidentor | Rashad al-Alimi | ||||
Maeen Abdulmalik Saeed | |||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 527,968 km2 (203,850 sq mi) | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2023 | 30,984,000 | ||||
• Dendësia | 56/km2 (145.0/sq mi) | ||||
Ekonomia | |||||
Monedha | Rial jemenit (YER) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Zona kohore | UTC+3 (UTC+03:00) | ||||
Prefiksi telefonik | +967 | ||||
Kodi ISO 3166 | YE | ||||
Kodi i internetit TLD | .ye | ||||
|
Jemeni (lat. Iemenia; arabisht: اليَمَن, Al-Yaman) - është shtet në Gadishullin Arabik.
Republika e Jemenit (arabisht: الجمهورية اليمنية, Al-Jumhūriyyah al-Yamaniyyah) është një shtet në Azinë Jugperëndimore (Lindjen e Afërme), i cili shtrihet në mes të Detit të Kuq, Gjirit të Adenit dhe Detit Arabik. Për nga forma e qeverisjes, është republikë.
Jemeni është i vendosur në skajin jugperëndimor të Gadishullit Arabik. Jemeni ka tokën më pjellore në krahasim me shtetet e tjera të cilat shtrihen në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme, me tokë të mirë dhe të punueshme, veçanërisht në malësinë perëndimore ku bie shi rregullisht. Brigjet dhe malet në lindje janë të nxehta, të thata dhe të shkreta. Në Jemen dallohen dy vargje malore: Tibämat ash-Sham (arabisht: تهامة اليمن) në drejtim veri-jug, me majën më të lartë, dhe Hadramaut (arabisht: حضرموت) në drejtim lindje-perëndim. Ky vend është i varfër në lumenj dhe ujëra të ëmbla. Në Gjirin e Adenit, Sokotra (arabisht: سقطرى) është e vetmja rrjedhë e madhe ujore.
Jemeni i sotshëm u krijua në vitin 1990 me bashkimin e Republikës Arabe të Jemenit (arabisht: الجمهورية العربية اليمنية, Al-Jumhūriyyah al-‘Arabiyyah al-Yamaniyyah), dhe Republikës Popullore Demokratike të Jemenit (arabisht: جمهورية اليمن الديمقراطية الشعبية, Jumhūriyyat al-Yaman ad-Dīmuqrāṭiyyah ash-Sha‘bīyyah). Në jugperëndim të Gadishullit Arabik, në mesjetë, ka pasur disa qytet-shtete me kulturë dhe civilizim të lartë. Në mesjetën e hershme, Jemeni u qeveris nga Etiopia dhe Persia, ndërsa nga viti 630 nga Arabët. Nën sundimin osman ishte nga viti 1517 deri në fillim të shekullit të 18-të, kur në pushtet erdhën imamët e Jemenit. Në fillim të shekullit të 19-të, portin e Adenit e morën britanikët dhe u zgjeruan në brendësi të vendit duke themeluar protektoratin e Adenit. Në veri të vendit, u themelua në vitin 1918 Mbretëria Mutaveklije e Jemenit (arabisht: المملكة المتوكلية اليمنية, Al-Mamlakah al-Mutawakkilīyah al-Yamaniyyah), por pjesa jugore e vendit mbeti nën sundimin britanik. Në vitin 1959 u themelua Federata e Emirateve Arabe të Jugut (arabisht: اتحاد إمارات الجنوب العربي, Ittiḥād Imārāt al-Janūb al-‘Arabī), dhe pas largimit të britanikëve në vitin 1967, u shpall krijimi i Republikës Popullore Demokratike të Jemenit. Pastaj, në vitin 1972, shpërtheu lufta midis dy vendeve jemenase: Republikës Arabe të Jemenit dhe Republikës Popullore Demokratike të Jemenit. Konfliktet e mëvonshme shkaktuan luftën e re në vitin 1979, dhe pastaj vijnë negociatat që i paraprijnë bashkimit të tyre. Në vitin 1994 shpërtheu lufta civile midis forcave të veriut dhe atyre të jugut, në të cilën fitoi veriu dhe forcoi qeverisjen në tërë vendin.
Degët kryesore ekonomike në Jemen janë peshkimi dhe blegtoria, si dhe kultivimi i datës. Jemeni është i përfshirë nga viset e thata, dhe vështirë se mund të zhvillohet ndonjë degë tjetër ekonomike.
Republika e Jemenit është e ndarë në 20 muhafaza (arabisht: محافظة, muḥāfaẓah; krahina, guvernante), dhe në një territor të veçantë, kryeqyteti Sanaa (arabisht: صنعاء, Ṣan‘ā’), i cili ka një status të veçantë. Qytetet e tjera më të mëdha në Jemen janë: Sanaa, Adeni (arabisht: عدن, ‘Adan), Al Hudaida (arabisht: الحديدة, Al-Ḥudaydah), Taiz (arabisht: تعز, Ta‘izz), dhe Al-Mukalla (arabisht: المكلا, Al-Mukallā).