Kafeja

Kafeja e pjekur

Kafeja, në një pjesë të mirë të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut kave (nga turqisht kahve; në Veri me spostim të theksit káfe ose kafja),[1][2] është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën, e përbërë prej kokërrave të thara (pjekura) të kafesë, po ashtu është quajtur groshë kafeje, që rrjedhin nga druri i kafesë. Kafeja fillimisht është konsumuar në shekullin e IX, e cila ishte e zbuluar në krahinën Kaffa, nga edhe e ka marrë emrin, nga malsorët e Etiopisë. Ekziston legjenda për bariun Kaldi i cili në një moment ka vërejtur se dhitë e tij kanë qenë më të "gjalla" se zakonisht pasi hëngrën fasulet nga një bimë kafeje, nuk u paraqit me shkrim deri në vitin 1671 dhe është ndoshta apokrif.[3] Nga aty është shpërndarë, në Egjipt dhe Jemen, deri ne shekullin e 15 arriti në Iran (Persi), Turqi, dhe Amerikën Veriore. Prej botës Islame, kafeja u shpërnda në Itali, pastaj në të gjithë Evropën dhe Amerikën. Tani kafeja është pija më e përhapur në të gjithë botën.

Bimët e kafesë tani kultivohen në mbi 70 vende, kryesisht në rajonet ekuatoriale të Amerikës, Azisë Juglindore, nënkontinentit Indian dhe Afrikës. Që nga viti 2018, Brazili ishte prodhuesi kryesor i fasuleve të kafesë, duke prodhuar një të tretën e totalit të botës. Kafeja është një mall i madh eksporti, duke qenë eksporti më i lartë ligjor bujqësor për shumë vende.[4][5] Është një nga mallrat më të vlefshëm që eksportohen nga vendet në zhvillim. Kafja e gjelbër, e pandotur është një nga mallrat më të tregtuar bujqësor në botë.[6] Është kritikuar mënyra se si vendet e zhvilluara tregtojnë kafe me kombet në zhvillim, si dhe ndikimin në mjedis në lidhje me pastrimin e tokës për rritjen e kafesë dhe përdorimin e ujit.

  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). Kafé-ja" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 471.
  2. ^ Esat Ayyıldız. “Kahve Sözcüğünün Etimolojisi ve Arap Literatüründeki Yansımaları”. International Anatolian Conference on Coffee & Cocoa: Full Text Book. ed. Sinem Karakundakoglu. Malatya: IKSAD Global Publishing House, 2021. s.61-68.
  3. ^ Weinberg, Bennett Alan; Bealer, Bonnie K. (2001). The World of Caffeine: The Science and Culture of the World's Most Popular Drug (në anglisht). New York: Routledge. fq. 3. ISBN 978-0-415-92722-2. Marrë më 18 nëntor 2015.
  4. ^ Oder, Tom (9 qershor 2015). "How coffee changed the world". Mother Nature Network (në anglisht). Narrative Content Group. Marrë më 8 qershor 2018.
  5. ^ "FAOSTAT Core Trade Data (commodities/years)" (në anglisht). FAO Statistics Division. 2007. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2007. Marrë më 24 tetor 2007. To retrieve export values: Select the "commodities/years" tab. Under "subject", select "Export value of primary commodity." Under "country," select "World." Under "commodity," hold down the shift key while selecting all commodities under the "single commodity" category. Select the desired year and click "show data." A list of all commodities and their export values will be displayed.
  6. ^ Mussatto, Solange I.; Machado, Ercília M. S.; Martins, Silvia; Teixeira, José A. (2011). "Production, Composition, and Application of Coffee and Its Industrial Residues". Food and Bioprocess Technology (në anglisht). 4 (5): 661–72. doi:10.1007/s11947-011-0565-z. hdl:1822/22361.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne