Karboni është një element kimik i tabelës periodike që ka simbolin kimik C dhe numër atomik 6, është shumë aktiv. Poashtu është një jometal katërvalent. Atomi i karbonit është në gjendje të lirë ose si pjesë përbërëse e komponimeve të tij karbonateve. Mund të shfaqet në tri forma hibridizimi si: sp³,sp² dhe sp.
Me anë të tyre karboni mund të lidhet respektivisht me 4, 3 dhe 2 atome ku këndet janë afërsisht 109°, 120° dhe 180°. Sipas simetrisë të funksioneve molekulare komplekse të çifteve atomike që marrin pjesë në lidhje, mund të formohen lidhje njëfishe, dyfishe dhe trefishe. Karboni ka tre forma alotropike dhe një forme ekzotike :
Karboni sp (formë ekzotike e cila për mometin merret vetëm në laborator nëpermjet disa teknikave të sofistikuara fizike me breza molekulare supersonike).
Karboni gjendet ne te gjithë botën organike dhe është baza e kimisë organike. Ky jometal mund te lidhet me veten dhe me shumë elemente të tjerë (formon mbi 10 milion përberje). Kur lidhet me oksigjenin formon dioksidin e karbonit i cili është jetesor per rritjen e bimëve. Me hidrogjenin formon hidrokarburet të cilat janë të domosdoshme për industrinë. Me oksigjenin dhe hidrogjenin formon disa përberje mes të cilave acidet yndyror thelbesore për jetën dhe esteret te cilat i japin shije shume frutave.