Kategoria Superiore

Kategoria Superiore
KonfederataUEFA
Themeluar1911
Sezoni i parë1911
Numri i ekipeve10
Bien nëKategoria e Parë
Kupa kombëtareKupa e futbollit e Shqipërisë
Kampioni aktualEgnatia (2023–24)
Më shumë tituj kampionTirana (26)
Partnerët televizivëRTSH
Faqja zyrtarefshf.org
Kategoria Superiore 2024–25

Kategoria Superiore e njohur edhe si Abissnet Superiore është niveli më i lartë i futbollit në Shqipëri. Më parë ajo është quajtur Kategoria e Parë edhe Kategoria A1, por që nga viti 1999 është emërtuar me emrin që mban edhe sot. KF Tirana janë klubi më i suksesshëm duke fituar 26 tituj kampionë.

Kategorinë Superiore në sezonin aktual marrin pjesë 10 skuadra. Fituesja e sezonit të Kategorisë Superiore quhet Kampione e Shqipërisë dhe fiton të drejtën te shkojë në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Vendi i dytë ose nën-kampioni fiton të drejtën të shkojë në raundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës. Vendi i tretë gjithashtu shkon në raundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës. Dy vendet e fundit bien në Kategorinë e Parë dhe nuk ka ndeshje play-out.

Para fillimit të sezonit të ri futbollistik, kampionët e sezonit të kaluar luajnë një ndeshje të vetme me fituesit e Kupës për të përcaktuar fituesin e Superkupës së Shqipërisë.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne