Komuna e Sharrit

Komuna e Sharrit
Komuna e Dragashit
Komunë
Location of Komuna e Sharrit
RajoniRajoni i Prizrenit
Qeveria
 • KryetariBexhet Xheladini (LDK)
Sipërfaqja
 • Gjithsej435 km2 (168 sq mi)
Popullsia
 (2021)
33.947
 • Dendësia80/km2 (200/sq mi)
Kodi postar
22000
Targat04
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/dragash

Komuna e Dragashit (serbisht: Општина Драгаш Opština Dragaš), ose ndryshe Komuna e Sharrit, është njësi administrative në pjesën jugperëndimore të Kosovës. Qyteza e Sharrit gjendet në Kosovën jugpërendimore dhe shrihet në një lartësi mbidetare 1100 m. Deri para Luftës së Dytë Botërore ka qenë fshat dhe në lashtësi njihet me emrin Sharr mirëpo në kohën e reformës agrare të mbretërisë Jugosllave i është ndrruar emri nga Sharr në Dragash sipas emrit të një serbi të ashtuquajtur Dragan të sjellur me dhunë nga mbretëria Jugoslave për serbizimin e rajonit sipas politikës së asajë kohë. Edhe pse ka pas tendenca për serbizim të kësajë komune para më se një shekulli sot nuk ka banor serb në vitin 1999 janë larguar. Pas luftës dytë botërore nga fshati shëndërrohet në qender komunale dhe merr statusin e qytezës dhe sot prap është qendër komunale për rajonin e Opojës dhe të Gorës. Ky vendbanim shtrihet rreth koordinantave gjeografike: 42° 04 V dhe 20°39 L.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne