Kornel Nepoti
Cornelii Nepotis
( 100 p.e.s - 27 p.e.s )
Është historian dhe shkrimtar romak me prejardhje nga Longobardia. Ai jetoi në Romë por rrinte larg jetës politike e administrative romake. Ishte mik i Ciceronit, poetit të shquar Katulit dhe pronarit të njohur romak Pompos Atikut. Jetën e tij ja kushtoi studimeve letrare dhe historike. Nga veprat e shumta të tij deri në ditët tona (2005) janë ruajturnjë numër i vogël. Ndërveprat e tija të mëdha që tani nuk gjendet më ishte "Chronica" (Kronika) e shpërndarë në tre libra dhe që paraqesin një përmbajtje kronike të historisë botërore të asaj kohe. Kronikat tregoin nga koha mitologjike e Greqisë e deri te ditët e viteve në të cilat jetoi autori. Po ashtu një pjesë e veprës së tij "De viris illustribus" (Mbi njerëzit e shquar) që përbëhej nga 16 libra nzuk gjindet më. Pjesa e ruajtur e kësaj vepre bënë fjalë për prirësit shquar të huaj (Liber de exeellentibus ducibus exteranum gentium) dhe në të janë prezentuar 25 biografi të komandantëve ushtarakë që në përgjithësi këto janë biografi të ushtarëve helenë.