Kostandinopoja

Kostadinopoja dhe Bosfori (1840).

Kostandinopoja (greq. Κωνσταντινούπολις Konstantinupolis - "Qyteti i Kostadinit, turq. Kostantiniye, osman. قسطنطينيه Kostantînīyye) ishte kryeqyteti i Perandorisë Romake/Bizantine (330–1204 dhe 1261–1453), Perandorisë Latine (1204–1261) dhe Perandorisë Osmane (1453–1922). I riemërtuar zyrtarisht si İstanbul (shqip Stambolli) në vitin 1930 në të cilin Qemal Ataturk kreu reforma kombëtare turke. Qyteti është sot qyteti më i madh dhe qendra financiare e Republikës së Turqisë (1923-tani).

Në lashtësinë e vonë dhe në Mesjetë Kostandinopoja pati rëndësi shumë të madhe. Ai ishte qyteti më i madh dhe më i pasur i Evropës. Në mesjetë ai quhej edhe "Mbretëresha e qyteteve". Kostandinopoja ishte "Roma e Re (Nova Roma emër që mori nga krijuesi i tij Perandori romak Kostandini I, i cili konsiderohet ilir nga Dardania), me 11 maj të vitit 330) kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, pas pushtimit osman në vitin 1453 u bë kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Si qendra e dy perandorive botërore, në vendin ndarës mes dy kontinenteve, Kostandinopoja zotëron një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe artistike. Si lloji i parë i një qyteti perandorak, Kostandinopoja ka qenë më gjatë se Roma (qindvjeçari 3 p.e.s - qindvjeçarin e 5) metropol që nga qindvjeçari i 4 deri në të 18-in. Ata kishin kultura të ndryshme ato ishin të ngjajshme me ato të romakve por kulturat e tyre morrën fund me pushtimin e osmaneve. Ata kishin politika te ndryshme te cilat te gjitha drejtat i kishte mbreti. Ata kishin mur shum të fort me i forti në kohen e mesjetes ato ishin shum të larta dhe kishin hapsir në mes 3 metra qe edhe nese hynte dikush ngecej në mes dy mureve të larta kjo beri qe muret të jen të forta.

Xhamia Ajasofja në vitin 1889

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne