Kreu i Shtetit

Presidenti ose Kryetari i Shtetit është një emërtim i përgjithshëm i përdorur në terminologjinë e ligjit ndërkombëtar, shkencave politike dhe protokollit diplomatik për të treguar rangun më të lartë zyrtar të një shteti sovran, i cili përmbush detyrën e përfaqësimit publik të atij shteti. Në shumicën e shteteve, Kreu i Shtetit është një person natyral (njeri), por ka të paktën katër përjashtime nga ky rregull: Zvicra, Bosnje-Hercegovina, Andorra dhe San Marino. Në këto shtete, Kreu i Shtetit është një grup i përbërë nga më shumë se një person.

Shpesh Kreu i Shtetit dallohet nga Kreu i Qeverisë. Në shumicën e sistemeve parlamentare, monarku ose presidenti përmbush rolin e Kreut të Shtetit ndërsa kryeministri ose kancelari atë të Kreut të Qeverisë. Në shtetet me sistem presidencial dhe disa monarki absolute, këto dy figura përputhen.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne