Kuba është një shtet që përfshin ishullin e Kubës, si dhe Ishullin e Rinisë (Isla de la Juventud) dhe disa arkipelagë të vegjël. Kuba ndodhet në Karaibet veriore ku takohen Deti i Karaibeve, Gjiri i Meksikës dhe Oqeani Atlantik. Ajo ndodhet në jug të shtetit amerikan të Floridës dhe Bahamas, në perëndim të Haitit, dhe në veri të Xhamajkës. Havana është kryeqyteti dhe qyteti më i madh. Qytetet e tjera kryesore përfshijnë Santiago de Cuba dhe Camagüey. Kuba është ishulli më i madh në Karaibe, me një sipërfaqe prej 109.884 kilometra katrorë dhe i dyti, më i populluar pas ishullit Hispaniola, me mbi 11 milionë banorë.