Kulla (Ballkan)

 Kulla Muze; Vat Gjeloshi (Piniqi).
Kullë tipike Dukagjinase 300-vjeçare në Abat.

Kulla është një shtëpi e lartë prej guri me dy a tri kate. Zakonisht ndërtimi i kullës bëhej në vënde të ngritura dhe shërbente si banesë. Dritaret e vogla dhe frenxhit shërbenin për vrojtim dhe mbrojtje nga sulmet e ndryshme. Kati i dytë përbëhej nga odat e miqve.

Kulla i përkiste familjeve të sundimtarëve apo të prijësve në kështjellat mesjetare. Banesa e fortifikuar fshatare, kulla, që në varësi të pasurisë së pronarit mund të ishte e madhe apo e vogël herë-herë edhe 12 apo 20 m2, në jug paraqitet si një kullë dyshe e bashkuar nga një trakt njëkatësh, ndërkohë që në malësinë e veriut është gjithmonë një kullë katrore dhe e sertë, me një çati me majë të ngjeshur nën ahrin e së cilës fusin edhe bagëtinë e shtëpisë

Kullë Shqipëtare

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne