Kur'an-i ose Kurani Qerim (arabisht: القرآن al-Qurʾān, "lexim, recitim") është shkrimi i shenjtë i fesë islame. Kurani është fjala e Zotit (Allahut) e zbritur tek pejgamberi Muhamed (Paqja dhe meshira e zotit qofshin mbi te) përmes engjellit Xhibrail.