LGBT

Flamuri i ylberit që përfaqëson komunitetin LGBT

LGBT, ose GLBT, është një shkurtesë për fjalët "lezbike, gej, biseksual dhe transgjinor". Në përdorim që prej 1990, termi është adaptim i shkurtimit LGBT, që përdorej për të zëvendësuar termin "gej" në vend të togfjalëshit komuniteti LGBT në fillim të viteve 1980.[1] Aktivistët besonin se termi komuniteti gej nuk i përfaqëson të gjithë ata që termi përfaqëson. Shkurtimi është bërë i famshëm si vetëpërcaktim; është adoptuar nga shumica e qendrave komunitare të bazuara në orientimin seksual dhe identitetin gjinor si dhe mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe nga shumë shtete të tjera anglisht folëse.[2][3][4] Termi përdoret dhe nga dhjetëra shtete të tjera. Shkurtimi LGBT përdoret për të theksuar shumëllojshmërinë e seksualitetit dhe identitetit gjinor. Gjithashtu shkurtimi i referohet gjithësecilit që është jo-heteroseksual ose jo-cisgjinor, pra jo vetëm ekskluzivisht për personat që janë Lezbike, Gej, Biseksualë ose Transgjinorë. Për ta bërë më gjithëpërfshirëse, një variant shton shkronjën Q për ata që identifikohen si Queer. Queer (shqip: dylber) është një term i cili konsiderohet një "term ombrellë ku çdo person nuk dëshiron të ketë etiketime të orientimeve të tjera seksuale; që prej vitit 1996 shkurtimi është regjistruar si LGBTQ.[5] Ndonjëherë disa njerëz shtojnë shkronjën I për njerëzit interseksual tek grupet LGBTQI, kështuqë kemi të bëjmë me LGBTQI. Të tjerë përdorin termin LGBT+ për të përfshirë një spektër të gjerë seksualiteti dhe identiteti gjinor.

  1. ^ Acronyms, Initialisms & Abbreviations Dictionary, Volume 1, Part 1. Gale Research Co., 1985, ISBN 978-0-8103-0683-7. Factsheet five, Issues 32–36, Mike Gunderloy, 1989
  2. ^ Centerlink. "2008 Community Center Survey Report" (PDF). LGBT Movement Advancement Project (në anglisht). Marrë më 29 gusht 2008.
  3. ^ "NLGJA Stylebook on LGBT Terminology". nlgja.org (në anglisht). 2008.
  4. ^ Zak, Emily (1 tetor 2013). "LGBPTTQQIIAA+ — How We Got Here from Gay". Ms. Blog (në anglisht). Liberty Media for Women. Marrë më 16 korrik 2017.
  5. ^ The Santa Cruz County in-queery, Volume 9, Santa Cruz Lesbian, Gay, Bisexual & Transgendered Community Center, 1996 (në anglisht). Books.google.com. 2008-11-01. Marrë më 2011-10-23.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne