Lesbike

Termi lesbike mund ti referohet identitetit të një gruaje, dëshirës ose aktivitetit seksual dhe lidhjes romantike midis vajzave ose grave.

Një lesbike është një femër homoseksuale; një femër që përjeton ndjenja dashurore ose tërheqje seksuale ndaj femrave të tjera.[1][2] Termi lesbike përdoret për të shprehur identitetin seksual ose sjelljen seksuale pavarësisht orientimit seksual, ose përdoret si mbiemër për të karakterizuar emra të tjerë që nënkuptojnë homoseksualitetin femëror ose tërheqjen ndaj seksit të njëjtë. Koncepti i ‘’lezbikes’’ që përdoret për të diferencuar gratë e vajzat me tërheqje seksuale brenda gjinisë, është një koncept i lindur gjatë shekullit të 20. Përgjatë historisë shihet se gratë nuk kanë pasur të njëjtën liri sikurse burrat homoseksual, por në të njëjtën kohë lesbiket nuk janë përballuar me nivelin e njëjtë të persekutimit në shoqëri. Ekziston dokumentim modest për lëvizjen e lesbikeve dhe historive të para të tyre të dashurisë. Kur seksologët e parë në fund të shekullit të 19 nisën të kategorizojnë dhe përshkruajnë sjelljen homoseksuale, të privuar nga njohuritë dhe dokumentacioni historik rreth homoseksualitetit tek vajzat dhe gratë ata i cilësuan lesbiket si gra që dilnin kundër roleve gjinore të ngurtësuara nga normat shoqërore dhe gabimisht me këtë përkufizim i kategorizonin si të sëmura mendore.

Ky lloj përkufizimi është korrigjuar në komunitetin shkencor global. Potrete të lesbikeve në media sugjerojnë se shoqëria në përgjithësi ka qenë e intriguar por njëkohësisht dhe e shqetësuar nga gratë që i kanë sfiduar rolet gjinore. Gratë dhe vajzat që adaptojnë një identitet prej lesbikeje ndajnë eksperienca që formojnë një pikëpamje të ngjashme me atë të një grupi etnik: sikurse homoseksualët ato bashkohen për shkak të diskriminimit nga heteroseksualët dhe nga refuzimi e dëbimi prej familjeve, shoqërisë si dhe të tjerëve si rezultat i homofobisë. Si gra që janë, lesbiket përballen me shqetësime të ndryshme nga ato të burrave. Lesbiket ndeshen me probleme të shëndetit mendor, që burojnë si pasojë e diskriminimit, paragjykimit dhe stresit nga të qenurit minoritet. Kushtet politike dhe sociale ndikojnë mbi formimin e raporteve intime dhe në familje.

  1. ^ "Lesbian". Reference.com. Marrë më 20 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Zimmerman, p. 453.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne