Libohova

40°12′N 20°10′E / 40.2°N 20.16°E / 40.2; 20.16

Qëndra Libohovës

Qyteti i Libohovës, me rreth 3,200 banorë, ndodhet ne juglindje te Gjirokastrës rreth 11 km ne rrugë ajrore dhe 17 km ne rrugë automobilistike, i shtrirë ne këmbët e malit Bureto. Sipërfaqja e Libohovës është mbi 260 ha. Lartësia e qytetit varion nga 320-800 m mbi nivelin e detit. Kufizohet me lumin e vogël Drino ne perëndim, me Labovën e Kryqit dhe me lumin e Suhës ne veri dhe ne jug me Nepravishtën. Nga lindja kufizohet me malin Bureto. Qyteti ka një pozicion mjaft panoramik për luginën e Drinos.

Rrapi mbi 4 shekullor

Në pjesën qendrore të rrugës kryesore ndodhet shtëpia e Myfit Bej Libohovës. Shtëpia bie në sy menjëherë me përmasat e saj.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne