Lidhja e Kombeve (League of Nations me shkurtesë LN në anglisht, Société des Nations me shkurtesë SDN në frëngjisht) ishte një organizatë ndërqeveritare e themeluar më 10 janar 1920 si rezultat i Konferencës së paqes në Paris e cila e përfundoj Luftën e parë botërore. Ajo ishte organizata e parë ndërkombëtare qëllimi i së cilës ishte të mbajë paqe në botë.[1] Qëllimet kryesore, siç thuhet në konventën e saj, përfshijnë parandalimin e luftërave nëpërmjet sigurisë kolektive dhe çarmatimit, dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare përmes negociatave dhe arbitrazhit.[2] Çështje të tjera si kjo dhe traktate në lidhje me këtë duke përfshirë kushtet e punës, trajtimin e drejtë të banorëve vendas, trafikimi njerzor dhe i drogës, tregëtia e armëve, shëndeti global, robërit e luftës, dhe mbrojtja e pakicave në Evropë.[3] Në zgjerimin e saj më të madh nga 28 shtatori 1934 deri më 23 shkurt 1935, ajo kishte 58 shtete anëtare.