Ligji

Siluetë e një peshoreje drejtësie të çekuilibruar.

Ligji (lat. lex) është një sistem rregullash dhe normash shoqërore që njerëzit duhet të ndjekin në një shoqëri apo vend. Ligjet vendosen dhe zbatohen nga institucionet dhe organet ligjore përkatëse të shoqërisë.

Ligji është marrëveshje (dukuri e rregullt) e përcaktuar me disa fjale nga një bashkësi njerëzish apo njerëzimit. Ligjit i nënshtrohen te gjithë pjesëmarrësit qe direkt apo indirekt kanë marre pjese ne formulimin e tij. Si shembull kemi disa lloje te ligjeve.

Ligjet natyrore, janë marrëveshje me ndihmën e të cilave njerëzimi mundohet të shpjegojë dukurit natyrore. Për të arritur deri te formulimi i një ligji zakonisht ne shkencë përdoren dy metoda. Shtrimi i hipotezës pohuese, pas vërtetimit të saj shtrohet teorema e në bazë të cilës formulohet ligji. Metoda mohuese ka të njëjtin qëllim por hyrja në shpjegimin e dukurisë bëhet duke mohuar hipotezën e shtruar. Edhe këtu mbas vërtetimi që mohimet janë të gabueshme kalohet në teorema e në baze të saktësisë së tyre formulohet ligji. Ky lloj i ligjit zakonisht formulohet nga shkencëtarët. Për thyerjen e një ligji natyrore duhet te japen prova që ai ligj nuk është i saktë mbi bazë të ligjeve tjera.

Ligji juridike, krijimi i ligjit te tille ndryshon paksa nga ai natyrore. Por edhe ky mbasi te hynë ne fuqi duhet te respektohet nga pjesëmarrësit (indirekt/direkt) te krijimit te tij. Krijimi i ligjeve juridike ndryshon paksa nga koha dhe vendi. Këto ligje janë pjese e çdo sistemi qeveritarë, dhe zakonisht ligjet juridike nuk janë absolute dhe të përjetshme dhe i përshtatën regjimeve qeveritare. Ligjet juridike zakonisht korrigjohen me kalimin e kohës. Kemi shembuj disa shtete te Evropës ligjet qe i përdorin sot janë korrigjuar gradualisht, mirëpo në anën tjetër ka vende dhe shtete te cilat i "importojnë" ligjet nga vendet e huaja. Pasi qe këto bien ne kundërshtim me vete faktin qe ligji është vetëm një marrëveshje e vete krijuesve te ati ligji. Tek ligjet e "importuara" ka me tepër pjesëmarrës indirekt se direkt gjate futjes ne fuqi. Këto ligje janë edhe afat shkurta dhe në përditshmëri nuk respektohën nga shumica e pjesëmarrëseve indirekt.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne