Republika e Lituanisë Lietuvos Respublika
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Himni: Tautiška giesmė "Himni kombëtar" | |||||
![]() Vendndodhja e Lituanisë (jeshile e errët) | |||||
Kryeqyteti | Vilnius 54°41′N 25°19′E / 54.683°N 25.317°E | ||||
Qyteti më i madh | kryeaytet | ||||
Gjuhët zyrtare | Lituanisht[1] | ||||
Grupet etnike (2023[2]) | |||||
Besimi (2021[3]) |
| ||||
Nofka | Lituanezë | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republikë unitare gjysmë presidenciale | ||||
Gitanas Nausėda | |||||
Ingrida Šimonytė | |||||
• Kryetari i Seimas | Viktorija Čmilytė-Nielsen | ||||
Kuvendi | Seimas | ||||
Formimi | |||||
9 mars 1009 | |||||
1236 | |||||
• Kurorëzimi i Mindaugas | 6 korrik 1253 | ||||
2 shkurt 1386 | |||||
• Komonuelthi u krijua | 1 korrik 1569 | ||||
• U nda | 24 tetor 1795 | ||||
16 shkurt 1918 | |||||
11 mars 1990 | |||||
1 maj 2004 | |||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 65,300 km2 (25,200 sq mi) (121st) | ||||
• Ujë (%) | 1.98 (2015)[4] | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2024 | ![]() | ||||
• Dendësia | 44/km2 (114.0/sq mi) (138th) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2024 | ||||
• Gjithsej | ![]() | ||||
• Për kokë banori | ![]() | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2024 | ||||
• Gjithsej | ![]() | ||||
• Për kokë banori | ![]() | ||||
Monedha | Euro (€) (EUR) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2022) | ![]() i mesëm | ||||
IZHNJ (2021) | ![]() shumë i lartë · 35th | ||||
Zona kohore | UTC+2 (EET) | ||||
• Verës | UTC+3 (EEST) | ||||
Formati i datës | yyyy-mm-dd (CE) | ||||
Ana e drejtimit të makinës | right | ||||
Prefiksi telefonik | +370 | ||||
Kodi i internetit TLD | .lta | ||||
Faqja zyrtare lithuania | |||||
| |||||
|
Lituania (lituanisht: Lietuva), zyrtarisht Republika e Lituanisë (lituanisht: Lietuvos Respublika), është një shtet në Europën Veriore. Ajo është një nga tre shtetet baltike, dhe shtrihet në bregun lindor të Detit Baltik. Ajo kufizohet nga Letonia në veri, Bjellorusia në lindje dhe në jug, Polonia në jug, dhe Provinca e Kaliningradit (një eksklave ruse) në jugperëndim me një kufi detar me Suedinë në perëndim. Lituania ka një popullsi prej 2.9 milion banorë (2015), dhe kryeqyteti i saj dhe qyteti më i madh është Vilnius. Lituanezët janë një popull baltik. Gjuha zyrtare, lituanishtja, së bashku me letonishten, janë dy gjuhët e vetme të gjalla të degës baltike, të familjes së gjuhëve indo-evropiane.
Për shekuj me radhë, brigjet juglindore të Detit Baltik janë banuar nga fise të ndryshme baltike. Në vitet 1230, tokat lituaneze u bashkuan nga Mindaugas, i cili formoi Mbretërinë e Lituanisë më 6 korrik 1253. Gjatë shekullit të 14-të, Dukati i Madh i Lituanisë ishte shteti më i madh në Europë.[9] Në vitin 1386, Dukati i Madh hyri në një bashkim personal de facto me Kurorën e Mbretërisë së Polonisë. Të dy sferat u bashkuan në Komonuelthin Polako-Lituanez dy-konfederal më 1569, duke formuar një nga shtetet më të mëdha dhe më të begatë në Evropë. Komonuelthi zgjati më shumë se dy shekuj, derisa vendet fqinje e shpërbënë gradualisht midis 1772 dhe 1795, me Perandorinë Ruse që aneksoi pjesën më të madhe të territorit të Lituanisë. Kur Lufta e Parë Botërore po i afrohej fundit, më 16 shkurt 1918 u nënshkrua Akti i Pavarësisë së Lituanisë, duke deklaruar krijimin e një shteti sovran të Lituanisë. Në Luftën e Dytë Botërore, Lituania u pushtua nga Bashkimi Sovjetik, më pas nga Gjermania Naziste, përpara se të ripushtohej nga sovjetikët në vitin 1944. Rezistenca e armatosur lituaneze ndaj pushtimit sovjetik zgjati deri në fillim të viteve 1950. Më 11 mars 1990, një vit para shpërbërjes formale të Bashkimit Sovjetik, Lituania u bë republika e parë sovjetike që u shkëput kur shpalli rivendosjen e pavarësisë së saj.
Lituania është një vend i zhvilluar me të ardhura të larta, ekonomi të avancuar, duke u renditur në vendin e 35-të në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor. Lituania është anëtare e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Eurozonës, Bankës Nordike të Investimeve, Marrëveshjes Schengen, NATO-s dhe OECD-së. Ajo gjithashtu merr pjesë në formatin e bashkëpunimit rajonal Nordic-Baltic Eight (NB8).
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!)