(Gerhard) Louis De Geer | |
---|---|
Kryeministri i Suedisë | |
Në detyrë 27 tetor 1920 – 23 shkurt 1921 | |
Monarku | Gustaf V |
Paraprirë nga | Hjalmar Branting |
Pasuar nga | Oscar von Sydow |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 27 nëntor 1854 Kristianstad, Suedi |
Vdiq më | 25 shkurt 1935 Kviinge, Skåne, Suedi |
Partia politike | I pavarur |
Bashkëshortja/et | Magdalena Sörensen |
Shkollimi | Universiteti në Uppsala |
Gerhard Louis De Geer (27 nëntor 1854 - 25 shkurt 1935) ishte një politikan suedez, i cili shërbeu në dhomën e parë të Riksdag (1901–1914), ishte guvernator i qarkut Kristianstad (1905–1923), dhe kryeministër i Suedisë nga viti 1920 deri më 1921.
Louis De Geer u rrëzua nga qeveria e tij. Anëtarët e qeverisë ishin fort kritik ndaj kreut të qeverisë për pasivitetin dhe paaftësinë e tij për të udhëhequr punën e qeverisë. Pasi ministrat bashkërisht shkruajtën kërkesat e tyre të dorëheqjes dhe i kërkuan Mbretit Gustaf V të zgjidhte midis tyre dhe kryeministrit, De Geer dha dorëheqjen. Karriera kryeministrore e Louis De Geer përfundoi në vetëm 111 ditë.
Louis De Geer ishte djali i kryeministrit dhe Baronit Louis De Geer dhe Konteshës Caroline Wachtmeister dhe babai i anëtarit të parlamentit Arvid De Geer. De Geer u martua me Magdalena Sörensen (1861–1925) në vitin 1883, vajza e tregtarit me shumicë Niels Sörensen dhe Magdalena, lindur Dahl. Ata kishin pesë fëmijë.