Lufta e Vietnamit

Lufta e Vietnamit
Pjesë e Luftërave të Indokinës dhe Luftës së FtohtëAzi
Orar nga lart majtas:
Data1 Nëntor 1955 – 30 Prill 1975
(19 vite, 5 muaj, 4 javë dhe 1 ditë)[A 1][5]
Vendodhja
{{{place}}}
Flakëhedhës. Operacioni New Castle.

Lufta e Vietnamit (Vietnamisht: Chiến tranh Việt Nam), njohur gjithashtu si Lufta e Dytë e Indokinës,[6] Lufta e Rezistencës kundër Amerikës ose thjesht si Lufta Amerikane, ishte një konflikt në Vietnam, Laos dhe Kamboxhia nga 1 nëntori 1955 e deri në rënjen e Saigonit më 30 prill 1975. Kjo ishte e dyta e Luftërave të Indokinës dhe u luftua zyrtarisht ndërmjet Vietnamit të Veriut dhe Vietnamit të Jugut. Vietnami i Veriut mbështetej nga Bashkimi Sovjetik, Kina dhe aleatët e tjerë komunist; Vietnami i Jugut mbështetej nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut, Filipinet, Austrialia, Tajlanda dhe nga aleatët e tjerë anti-komunistë. Lufta zgjati për 19 vite, ku në vitin 1973, dy vite para përfundimit, me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara, solli epokën komuniste në Vietnam, Laos dhe Kamboxhia.

Pas luftës së dytë botërore Franca,luftonte kundër pavarësisë së kolonive që i kishte kolonizuar. Më e famshmja ishte ajo e vënies së Vietnamit nën kontrollin e saj. Vietnami kishte miniera hekuri në veri si edhe plantacione te kauçukut dhe orizit në jug. Francezët dëshironin te përfitonin nga këto burime të vlefshme natyrore, prandaj nuk e pranuan pavarësinë e Vietnamit. Vietminhët (nje grup komunistesh) i udhëhequr nga Ho Chi Minh dhe qe udhëhoqën lëvizjen nacionaliste në Vietnam, kishin nën kontroll fshatrat. Ata përdornin sulme dhe taktika të shpejta në luftën kundër Francezëve. Lufta e Vietnamit bëhej çdo ditë edhe më jopopullore me votuesit francezë. Ata besonin se nuk ia vlente humbja e jetës së tërë atyre njerëzve në Vietnam. Në v. 1954 Francezët pësuan disfatë në Dien Bien Phu prandaj pranuan një marrëveshje. Në Gjenevë u mbajt konferencë ku u diskutua për te ardhmen e Vietnamit.

SHBA-ja mendonte se lëshimi i pjesës veriore te Vietnamit do te sillte teorinë e dominosë. Pra nëse një gurë dominoje do te rrezohej (një shtet do të përqafonte komunizmin) edhe shtetet fqinje pra gurët e tjerë te rreshtuar pas Vietnamit do te bënin të njëjtën gjë, prandaj ata nuk donin të lejonin që Vietnami ta pranonte regjimin komunist.

Në marrëveshjen e paqes që u mbajt në Gjeneve, SH.B.A u mundua te ndalojnë ndikimin komunist në Vietnam. Ho Chi Minh-ut iu dha gjysma e pjesës veriore të Vietnamit, kurse SH.B.A dhe Franca vendosën një qeveri në pjesën jugore me Ngo Dihn Diem në krye. Për fat të keq Diem nuk ishte një udhëheqës i njohur dhe për me tepër njihej si një udhëheqjes I dobët. Prandaj komunistët arritën që të vendosin ndikimin komunist në pjesën jugore të Vietnamit dhe formuan grup të quajtur Vietkong. Në v. 1963 Diem u vra me ndihmë të heshtur nga SH.B.A.

SH.B.A. nuk kishin opsion tjetër përveç se ta përdorin ndikimin e tyre që kishin në Vietnam. Këshilltarë amerikanë kishin qenë në Vietnam qysh në v. 1950 por numri i këshilltarëve u rrit dhe pajisje më të mëdha ushtarake u dërguan në Vietnam. Në gusht 1964, Vietnamezët e veriut sulmuan dy avionë gjuajtës amerikan në gji të Tonkinit. Si pasojë e kësaj kongresi i dha presidentit amerikan autoritet që të dërgoj me shumë trupa ushtarake në Vietnam. Deri në fund të vitit 1965, 185 000 ushtarë u vendosën në Vietnam.

SH.B.A kishin teknologjinë më të përparuar të armëve në botë, por ato u ballafaquan me 2 probleme të mëdha gjatë luftës. E para ishte përdorimi i taktikave guerile nga ana e vietnamezëve dhe e dyta ishte se Vietkongu kishte popullaritet te madh, gjersa qeveria e Vietnamit Jugor kishte popullaritet të vogël. Përshkak të vështirësive që hasën ushtria amerikane gjatë luftimeve në tokë, ata kërkuan ndihmë nga forcat ajrore. Mirëpo kjo strategji beri që fshatarët ta urrejnë edhe më shumë Qeverinë Jugore dhe të kthehen më shumë kah komunizmi.

Gjatë viteve të ’60, shumë njerëz në SH.B.A protestonin luftën në Vietnam. Duke qenë nën presion, Nixon filloi t’I tërheqë trupat ushtarak nga Vietnami në v. 1969. Atëherë SH.B.A. u mundua ti ndihmojë Vietnamit Jugor duke i dërguar armë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Në pranverë të 1975 Vietnamezët Verior e pushtuan Vietnamin Jugor dhe Brenda 6 javëve morën kontrollin mbi gjithë Vietnamin.

  1. ^ "Name of Technical Sergeant Richard B. Fitzgibbon to be added to the Vietnam Veterans Memorial". Department of Defense (DoD). Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Lawrence, A.T. (2009). Crucible Vietnam: Memoir of an Infantry Lieutenant. McFarland. ISBN 978-0-7864-4517-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Olson & Roberts 2008, f. 67.
  4. ^ "Chapter 5, Origins of the Insurgency in South Vietnam, 1954–1960". The Pentagon Papers (Gravel Edition), Volume 1. Boston: Beacon Press. 1971. Section 3, pp. 314–346. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2017. Marrë më 17 gusht 2008 – nëpërmjet International Relations Department, Mount Holyoke College. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ The Paris Agreement on Vietnam: Twenty-five Years Later (Conference Transcript). Washington, DC: The Nixon Center. prill 1998. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2019. Marrë më 5 shtator 2012 – nëpërmjet International Relations Department, Mount Holyoke College. {{cite report}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Factasy. "The Vietnam War or Second Indochina War" [Lufta e Vietnamit apo Lufta e Dytë e Indokinës] (në anglisht). PRLog. Marrë më 29 qershor 2013.


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "A", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="A"/>


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne