Magna Charta Universitatum është një dokument i nxjerrë në nder të traditave universitare dhe me qëllim të inkurajimit të obligacioneve në mesin e universiteteve Evropiane,[1] dhe gjithashtu shërben si një frymëzim universal dhe është i hapur edhe për universitetet në të gjithë botën.[1] Ajo ishte propozuar nga Universiteti i Bolonjës në vitin 1986,[1] dhe është firmosur nga 755 universitete nga 80 vende.[2]