Manol Konomi, lindi më 24 nëntor të vitit 1910 në fshatin Polican të Gjirokastrës dhe vdiq më 3 qershor të vitit 2002 në Tiranë, ishte politikan shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore.
Ka qenë Ministër i Drejtësisë në Shqipëri në disa periudha gjatë regjimit diktatorial komunist dhe u shkarkua më 5 mars 1951, nuk u pajtua me shkeljen e ligjshmërisë (ekzekutimin pa proces dhe në kundërshtim të ligjit) të 22 personave të ekzekutuar pas shpërthimit në Ambasadën e Bashkimit Sovjetik më 19 shkurt 1951.[1]