Masa

Masa është madhësi fizike e cila matet me njësinë kilogram. Simboli i madhësisë është . Në biseda të lira, në shkencë për trupat shpeshherë përdoret edhe emërtimi masa, ndërsa në jetën e përditshme masa ngatërrohet me peshën. Masa është madhësi themelore në fizikë, kjo rrjedhë nga fakti se për krahasimin e masave të trupave përdoret njësia e masës e quajtur kilogram (kg), njësi e cila nuk mund të derivohet nga ndonjë burim tjetër veçse prototipit ndërkombëtar të kilogramit.

Masa në fizikën moderne ka disa përkufizime të cilat janë të ndryshme në koncept por të njëvlerëshme fizikisht. Masa mund të përkufizohet eksperimentalisht si një matëse e inercisë së trupit, që do të thotë e qëndresës ndaj nxitimit kur mbi të ushtrohet forcë. Masa e një trupin përcakton gjithashtu fuqinë e tërheqjes gravitacionale me trupat e tjerë.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne