Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Mehmed Pushtuesi | |||||
---|---|---|---|---|---|
![]() Portreti i Mehmetit II nga Gentile Bellini, i datës 1480 | |||||
Sulltani i 7-të i Perandorisë Osmane (Padishah) | |||||
Mbretërimi | gusht 1444 – shtator 1446 | ||||
Paraardhës | Murad I | ||||
Pasardhës | Bayezid II | ||||
Consort |
| ||||
Fëmijë |
| ||||
| |||||
Dinastia | Osman | ||||
I ati | Murad II | ||||
E ëma | Hüma Hatun | ||||
U lind | 30 mars 1432 Edirne, Perandoria Osmane | ||||
Vdiq | 3 maj 1481 (49 vjet) Hünkârçayırı (Tekfurçayırı), afër Gebze, Perandoria Osmane | ||||
Varrimi | Xhamia Fatih, Stamboll | ||||
Tugra | ![]() |
Mehmeti II (Turqishtja osmane: محمد ثانى, Meḥmed-i sānī, turqisht: II. Mehmed; 30 mars 1432 – 3 maj 1481), i njohur si Mehmet Fatihu (tur. Fatih Sultan Mehmed "Mehmet Ngadhnjyesi"), ishte një poet dhe sulltan i Perandorisë Osmane, i cili sundoi për herë të parë perandorinë për një kohë të shkurtër nga gushti 1444 deri në shtator të 1446, dhe më vonë nga shkurti 1451 deri në maj të 1481. Sulltan Mehmed Fatihu kishte edhe myzhden profetike qe e ndiqte nga pas per çeshtjen e çlirimit te Kostandinopojes, duke e nxitur ate ne çlirimin e saj perfundimtar. Në moshën 21-vjeçare, ai pushtoi Kostandinopojën (Stambollin e sotëm) dhe solli fundin e Perandorisë Romake të Lindjes.
Sulltan Mehmeti ishte shkaku kryesor per konvertimin e shqiptareve (arberoreve) ne fene Islame. Ai gjate viteve te para te tij ne fron u perball me kryengritjet e popullsive autoktone te krishtera ne Ballkan, ndersa ajo cka mori me shume vemendje nga Europa e krishtere ishte kryengritja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu. Mehmeti vazhdoi pushtimet e tij në Anadoll dhe në Evropën juglindore, duke arritur deri në Bosnje. Rrethoi dhe Krujën më 1466 por dështoi ta pushtonte me forcën e armëve prandaj iku duke plaçkitur e robëruar shqiptarët. Sipas historianeve perendimor, Mehmeti e rrethoi disa here kalanë e Skenderbeut, por gati qe te gjitha ishin te pasukseshme. Forcat osmane që rrethonin Krujën u thyen nga shqiptarët më 1467, që nxiti Mehmetin të fillonte një fushatë të re drejt Shqipërisë e cila prapë dështoi. Nuk ka as edhe nje fakt te vetem per gjenocid apo masaker te bere nga Sulltan Fatihu. Ne kohen e atehershme, Patriarku i Pejes dha leje per shpernguljen e 30000 familjeve ortodokse serbe, per shkak te mossigurise nga fiset e islamizuara (shqiptare) autoktone. Vlen te permendet se fiset e islamizuara arberore, filluan te shperngulen per ne Kosovë, duke u rikthyer ne trojet e tyre historike.
Mehmeti II konsiderohet hero në Turqinë e sotme dhe pjesë të botës më të gjerë myslimane. Ndër të tjera emri i tij është lagja Fatih e Stambollit, Ura e Fatih Sulltan Mehmetit dhe Xhamia Fatih.