Mekanika klasike

Mekanika klasike

Ligji i dytë i Njutonit
Historia e mekanikës klasike

Mekanika klasike (që zakonisht ngatërrohet me mekaniken Njutoniane, e cila është një nën-fushe e saj) është një term që përdoret për të përshkruar lëvizjen e objekteve makroskopike, që nga lëvizja e projektileve (ose lëvizja e predhave) deri të pjesët e makinerive, si dhe gjithashtu për përshkrimin e objekteve astronomike, si sondat kozmike, planetet, yjet, dhe galaktikat. Përvec faktit që ajo jep rezultate shumë të sakta në këto fusha, duhet theksuar se ajo është një nga degët më të lashta dhe më të mëdha në shkencë dhe teknologji.

Brenda kësaj fushe shumë degë specializimi ekzistojnë të cilat merren me gazet, lëngjet, dhe trupat e ngurte. Mekanika klasike përforcohet nga teoria speciale e relativitetit për objekte që lëvizin me shpejtësi të madhe, që afrohet me shpejtësinë e dritës. Për më tepër, teoria e përgjithshme e relativitetit aplikohet në ato raste kur duhet një trajtim më rigoroz i gravitacionit në një shkallë më të rafinuar. Duhet theksuar se teoritë e relativitetit ndyshe nga perceptimi i zakonshëm janë teori klasike (pra nuk marrin parasysh efektet kuantike).

fizikë, mekanika klasike është një nga dy nën-fushat kryesore në studimin e shkencës së mekanikës, e cila merret me bashkësinë e ligjeve fizike që përshkruajnë matematikisht lëvizjen e trupave dhe bashkësive të trupave. Dega tjetër është mekanika kuantike.

Diagrama e levizjes se syrit të një satelit rreth tokës, duke treguar shpejtësinë pingul dhe frenimit (forcës) vektorëve.

Stadi fillestar i zhvillimit të mekanikës klasike njihet si Mekanika njutoniane, e cila lidhet me konceptet fizike dhe metodat matematike që u shpikën dhe u përdoren nga vetë Njutoni, si dhe paralelisht nga Lajbnici, dhe të tjerë. Kjo jepet më poshtë me më shumë detaje. Metodat më abstrakte dhe më të përgjithshme jepen nga mekanika e Lagranzhit dhe mekanika e Hamiltonit. Pothuajse shumica e materialeve të mekanikës klasike u formuan gjatë shekujve të XVIII dhe XIX, këto punime zgjerojnë (në veçanti persa i përket metodave analitike) punën e filluar nga Njutoni.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne