Mekanika kuantike

Fig. 1: Funksioni valor i një elektroni në një atom hidrogjeni ka nivele të caktuara energjie (rriten duke vajtur më poshtë : n = 1, 2, 3, ...) dhe momenti këndor (duke u rritur përgjatë : s, p, d,...) Zonat më të ndritshme i korrespondojnë një densiteti probabilistik më të larte për një matje pozicioni. Funksione valore si këto kanë ekuivalentet e tyre si figurat e Chladnit të gjendjeve akustike të vibrimit në fiziken klasike të cilat gjithashtu janë gjendje oshiluese : ato posedojnë një nivel të caktuar energjie si dhe kanë një frekuencë të caktuar. Momenti këndor dhe energjia janë të kuantizuara, pra mund të marrin vetëm vlera diskrete si ato që tregohen (ashtu si në ratin e frekuencave rezonante në akustike).

Mekanika kuantike e cila ndonjëre njihet si fizika kuantike është një teori fizike, që përshkruan sjelljen e lëndësrrafshin atomik e nënatomik. Është një nga shtyllat kryesore të fizikës moderne dhe përbën themelin e shumë fushave të saj, si psh. fizikës atomike, bërthamore, fizikes së materies së kondensuar, si edhe degë të ngjashme, si Kimia kuantike.

Pasojat e mekanikës kuantike zakonisht nuk janë të vëzhgueshme në shkallën makroskopike, por në atë mikroskopike. Teoria kuantike, përveç teorisë së relativitetit të përgjithshëm është në thelb të teorive klasike, si mekanika, elektromagnetizmi, dhe jep përshkrime të sakta për shumë dukuri të pashpjegueshme më parë, si ajo e rrezatimit të trupave të zinj dhe orbitës së qëndrueshme të elektronit.

Themeluesit e mekanikës kuantike ishin Uerner Hajzenberg dhe Ervin Shrëdinger. Ndihmesa të rëndësishme në zhvillimin e saj dhanë edhe Maks Born, Paskual Xhordan, Volfgang Pauli, Nils Bor, Paul Dirak dhe Xhon von Njuman. Konceptet themelore të mekanikës kuantike u përpunuan gjatë viteve 1926-1935. Mekanika kuantike më pohimet e saj dallohet krejtësisht prej fizikës klasike.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne