Mërkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe një nga planetet më të nxehtë dhe njëkohësisht më të ftohtë. Ai është gjithashtu edhe planeti më i vogël në sistemin diellor.[1] Mërkuri kryen orbitën rreth diellit një herë në 87.969 ditë duke kryer 3 rrotullime rreth aksit në çdo dy orbita. Teknikisht Mërkuri është një objekt shumë i shndritshëm, por ai është i vështirë të shihet, sepse dielli e pengon shumë dritën e tij të duket qartë. Mërkuri është i shndritshëm, kur mund të shihet nga Toka, me magnitudën e dukshmërisë nga -2.0 deri 5.5, por nuk shihet me lehtësi për shkak se zakonisht gjendet shumë afër diellit. Meqë Mërkuri zhduket në shkëlqimin e diellit, në mos nuk ka eklips diellor, Mërkuri mund të shihet vetëm në mëngjes ose në muzgun e mbrëmjes.Merkuri eshte nje planet i cili nuk ka shume jete dhe nese ulesh ne ate e ke te pamundur te mbijetosh ne ato temperatura.