Mesjeta ose periudha mesjetare në historinë e Evropës, zgjati afërsisht nga fundi i shekullit të 5-të deri në fund të shekullit të 15-të, ngjashëm me periudhën post-klasike të historisë globale. Filloi me rënien e Perandorisë Romake Perëndimore dhe kaloi në Rilindjen dhe Epokën e Zbulimeve. Mesjeta është periudha e mesme e tre ndarjeve tradicionale të historisë perëndimore: antikiteti klasik, periudha mesjetare dhe periudha moderne. Periudha mesjetare në vetvete ndahet në Mesjetën e hershme, Mesjetën e Lartë dhe në Mesjetën e Vonë.