Mesopotamia

Harta e Mesopotamisë së lashtë.

Mesopotamia e vjeter (greq. Μεσοποταμία, μεσο, meso - mes, midis; ποταμός, potamos - lumë, pra vendi mes lumenjve) është emri me të cilin njihet zona e Lindjes së Afërme, që shtrihej mes tokave pjellore përreth lumenjve Tigris dhe Eufrat, pikërisht në kufinjtë e Irakut të sotëm, dhe Sirisë lindore.

Qytetërimet e para të lashta në Mesopotami u zhvilluan rreth 6.000 vjet më parë. Shkrimet mesopotame janë ndër më të lashtat të njohura deri më sot në botë, duke e bërë Mesopotaminë "djepin e qytetërimit". Sipas një teze sumerët ishin të parët, që krijuan një nga sistemet e para të shkrimit në historinë e njerëzimit. Qytetërimet më të rëndësishme të Mesopotamisë ishin sumerët (3500 p.e.r - 2000 p.e.r.), babilonët (1800 p.e.r - 539 p.e.r.), dhe asirët (1350 p.e.r. - 612 p.e.r.) Ne Mesopotami cdo mbreteri kishte perndite e veta.Enlili-zoti I ajrit per sumeret. Marduku-kryezoiti dhe zoti I ajrit per babilonasit. Ishtari-zoti I dashurise, begatise e i luftes per asiranet. Në Mesopotami lindën edhe perandoritë e para, dhe ndërtimet e para monumentale.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne