Mesxhidi Haram | |
---|---|
ٱَلْمَسْجِدُ ٱلْحَرَامُ | |
![]() Pamja e Qabesë e rrethuar me Xhaminë e Shenjtë. | |
Religion | |
Affiliation | Islam |
Leadership | Yasser Al Dossari (Imam) Abdurrahman es-Sudejs (Imam) Saud esh-Shurejm (Imam) Abdullah Avad el-Xhuheni (Imam) Mahir el-Muekli (Imam) Salih bin Abdullah el-Humeid (Imam) Faisal Ghazawi (Imam) Bandar Baleelah (Imam) Ali Ahmed Mulla (Kryemuezini) |
Location | |
Vendndodhja | Meka, Hexhaz (sot Arabia Saudite)[1] |
Administrata | Qeveria e Arabisë Saudite |
Koordinatat gjeografike | 21°25′21″N 39°49′34″E / 21.42250°N 39.82611°E |
Architecture | |
Lloji | Xhami |
Specifications | |
Kapaciteti | 2.5 million |
Minare(t) | 9 |
Lartësia e minares | 89 m (292 ft) |
Site area | 356,000 metra katrorë[2] |
Xhamia e Shenjtë, e njohur edhe si Mesxhidi Haram (Arabisht: المسجد الحرام el-Mesxhid el-Haram) ose Xhamia e Madhe, është në qytetit e Mekës, Arabi Saudite. Është xhamia më e madhe në botë dhe rrethon një prej vendeve më të shenjta në Islam, Qabenë. Myslimanët gjatë namazit drejtohen kah Qabeja, ky drejtim njihet si Kibla. Një prej Pesë Shtyllave të Islamit kërkon që çdo Mysliman ta kryej Haxhillëkun më së paku një herë në jetë nëse ka mundësi ta kryej, kësaj shtylle i takon edhe sjellja rreth Qabesë.
Struktura aktuale përfshin një sipërfaqe prej 356,800 metra katrorë duke përfshirë hapësirat e jashtme dhe të mbrendshme për falje dhe mund të akomodoj afro 1,000,000 milion besimtarë, kurse arrin 4,000,000 milion besimtarë gjatë periudhës së Haxhit, që e bën një prej tubimeve më të mëdha të përvitshme të njerëzve në botë. Ndryshe nga shumë xhami të tjera që janë të veçuara për meshkuj dhe femra, në këtë xhami lejohet perzierja(e dy gjinive) gjatë rrotullimit rreth Qabes, ndërsa gjatë faljes (namazit) per femrat ndahen pjesë të veqanta.Është qendra e Islamit.