Metabolizmi


'Metabolizmi (greq. μεταβολή, metavoli = shkëmbim) apo shkëmbimi i lëndëve.! Nënkupton këmbimin e pandërprerë të materies midis organizmit të gjallë dhe ambientit të jashtëm. . Ky proces është baza e jetës, që lejon një qelizë të rritet dhe riprodhohet, të ruajë ndërtimin e saj, dhe ti përgjigjet mjedisit të saj.

Procesi i metabolizmit ndahet në dy pjesë:

  • anabolizmi, që prodhon molekula të ndërlikuara nga më të thjeshtat, duke përdorur energjinë e prodhuar nga katabolizmi për të ndërtuar përbërësat e qelizave si p.sh. proteinat dhe acidet nukleike;
  • katabolizmi, që kryen shpërbërjen e molekulave të ndërlikuara në të më të thjeshta, duke prodhuar energji, p.sh. shkatërrimi i ushqimit në frymëmarrjen qelizore.

Proceset anabolike janë endoergonikë, ndërsa ato katabolikë eksoergonikë.

Proceset metabolike që përmbajnë një përbërës anabolik dhe një katabolik quhen nganjëherë anfibolikë.

Proceset metabolike, edhe tek organizmat më të thjeshtë, formojnë një rrjet metabolik shumë të ndërlikuar, të nën ndarë në zinxhirë metabolikë dhe cikle metabolike.

Çdo molekulë që merr pjesë në metabolizëm quhet metabolitë. Çdo përbërje që rrjedh nga katalizatori quhet enzimë.enzimat percaktojne nese molekula e glukozes duhet te ndertoje glikogjenin apo te zberthehet ne dyoksid karboni dhe uje.Glukoza dhe aminoacidet do te shkojne ne kapilaret e gjakut me pas ne melçi ku nje pjese te lendeve do ta depozitoj aty dhe pjesen tjeter do ta shperndaj ne organizem.


From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne