Në shkenca kompjuterike metoda ndryshuese paraqet metodën që shfrytëzohet për kontrollimin e ndryshimeve që bëhen ndaj një variable. Kjo metodë shfrytëzohet më së shumti në programimin e orientuar në objekte për shkaqe të përshtatjes ndaj konceptit të kapsulimit. Në bazë të këtij koncepti, variablat e një klase janë të definuara si private me ç'rast bëhen të fshehura nga kodi që gjendet jashtë klasës. Ndryshimi i vlerës të këtyre variablave mund të bëhet vetëm me anë të metodave publike të klasës (metodave ndryshuese) të cilat e marrin vlerën e dëshiruar si parametër, dhe po nëse është nevoja, e bëjnë vlerësimin shtesë për të parë se a është vlera e përshtatshme. Në anën tjetër metoda qasëse shfrytëzohet për leximin e vlerës nga variabla private[1].
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri |language=
(Ndihmë!) - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.