![]() | |
Lloji | Publike (NASDAQ: MSFT) |
---|---|
Industria | Softuer kompjuterik Publikime Hulumtim dhe zhvillim Harduer kompjuterik Video lojëra |
Themeluar në | Albuquerque, New Mexico (prill 4, 1975 )[1] |
Themeluesi | Bill Gates Paul Allen |
Zyrat qendrore | Redmond, Washington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës |
Zona e shërbimit | Në mbarë botën |
Njerëzit kyç | Bill Gates (Chairman) Steve Ballmer (CEO) Ray Ozzie (CSA) Craig Mundie (CRSO) |
Prodhimi | Microsoft Windows Microsoft Office Microsoft Servers Developer Tools Microsoft Expression Business Solutions Games[2] & Xbox 360[3] Windows Live[4] Windows Mobile Zune[5] |
Fitimet | ![]() |
![]() | |
![]() | |
Total assets | ![]() |
Total equity | ![]() |
Numri i punëtorëve | 89,809 në 105 shtete (2008)[7] |
Faqja e internetit | microsoft.com |
Microsoft Corporation (shqip: Korporata Mikrosoft, lexo: majkrosoft) (NASDAQ: MSFT, Stampa:Sehk2) është korporatë multikombëtare e teknologjisë së kompjuterave e bazuar në Shtetet e Bashkuara që zhvillon, prodhon, licenson, dhe përkrah një numër të madh të softuereve kompjuterike për mjete kompjuterike.[9] Me qendër në Redmond, Washington, ShBA, produktet më të shitura janë sistemi operativ Microsoft Windows dhe suita e softuerëve produktivë Microsoft Office.
Fillimisht u themelua për të zhvilluar dhe shitur BASIC interpretues për Altair 8800, Microsoft tashmë dominon tregun e sistemeve operative të kompjuterëve personalë me MS-DOS në vitet 80', ndjekur nga linja Windows e sistemeve operative. Produktet e tij mund të gjinden pothuajse kudo në tregun e kompjuterëve desktop. Një komentator shënon se misioni origjinal i Microsoftit ishte "një kompjuter në çdo tavolinë dhe çdo shtëpi, duke operuar me softuerë të Microsoft."[10] Microsofti posedon footholds në tregje të tjera, me asete si rrjeti kabllor televiziv MSNBC, web-portalin MSN, dhe enciklopedinë multimediale Microsoft Encarta. Kompania shet si harduerë kompjuterikë, siç është IntelliPoint (Microsoft mouse), ashtu edhe produkte home entertainment (argëtim shtëpiak) si Xbox, Xbox 360, Zune dhe MSN TV. IPO-ja e kompanisë ishte më 1986; rritja pasuese e stoqeve kompanisë ka bërë katër miliarderë dhe përafërsisht 12,000 milionerë nga të punësuarit e Microsoftit.[11][12][13]
Përgjatë historisë së saj, kjo kompani ka qenë shënjestër kritikash, përfshirë praktikat monopoliste të biznesit dhe anti-konkurrencës. Departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara dhe Komisioni Evropian, mes tjerash, janë renditur kundër Microsoftit për shkak të disa thyerjeve të antitrustit.[14][15]
E nohur për atë që njihet si kulturë biznesi zhvillues-centrike (developer-centric), Microsofti historikisht ka dhënë përkrahje konsumatorëve përmes newsgrupeve të Usenetit dhe World Wide Web, dhe u dhuron statusin Microsoft MVP vullnetarëve që konsiderohen të dobishëm në përkrahjen e konsumatorëve.[16][13]