Mitrovica
Косовска Митровица Kosovska Mitrovica | |
---|---|
![]() Ura e Ibrit, lumi Sitnica, Monumenti i Minatorëve, Lumi i Ibrit, Kisha Ortodokse e Shen Dimitrit, Ish Hotel Jadran, Xhamia e Sandit, Kisha Katolike e Fshatit Vinarc, Kisha e Saksoneve Trepçë, Mitrovica gjatë natës. | |
Vendndodhja e komunës së Mitrovicës në Kosovë | |
Koordinatat: 42°35′02″N 21°34′30″E / 42.58389°N 21.57500°E | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Mitrovica |
Qeveria | |
• Kryetari | Bedri Hamza (Jugu) (PDK) & Erden Atiq (Veriu) (VV) |
Sipërfaqja | |
• {{{area_blank1_title}}} | 331 km2 (128 sq mi) |
• {{{area_blank2_title}}} | 15,980 km2 (6,171 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 500 m (1,600 ft) |
Popullsia (2020) | |
• Qytet dhe komunë | 83,235 (Jo e saktë për shkak të bojkotimit të regjistrimeve të popullsisë të vitit 2.024 nga serbët e veriut të Mitrovicës). |
• Popullsia urbane | 54.132 |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 40000 |
Prefiksi | +383 (28) |
Targa e automjeteve | 02 |
Faqja zyrtare | kk |
Mitrovica (serbisht: Косовска Митровица Kosovska Mitrovica "Mitrovica e Kosovës" ose Митровица Mitrovica) është qytet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës si dhe qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.
Pozita e mirë gjeografike në mes të dy lumenjve Ibrit dhe Sitnicës kanë ndikuar që në parahistori ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponent i rëndësishëm në ngritjen e një qendre të rëndësishme të vendbanimit. Me pasuritë e tij që nga koha antike e deri më sot, Albaniku (Monte Argentraum) është bërë një qendër joshëse për qëllime ekonomike.
Nga zbulimet arkeologjike të bëra në këtë territor, lë të kuptohet se banorët më të vjetër janë dardanët të cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit të bujqësisë. Me ardhjen e romakëve shëndrrohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi i metaleve. Pas sundimit romak, ky territor bie nën sundimin e carit bullgar Simeoni (879-927), sundim i cili më vonë zëvendësohet nga familja serbe e Njemanjve. Gjatë sundimit të kësaj familjeje, ky territor mbushet me ardhacakë sllave. Me ardhjen në fuqi të car Dushanit, vendasit fillojnë të kalojnë nga riti katolik në ritin ortodoks.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, Mitrovica shndërrohet në një qendër të fuqishme. Në rrethinën e saj, në Boletin prodhoheshin gurë mulliri "kosovar".