Mokoto Kusanagi (Japonisht: 草薙 素子, Kusanagi Motoko) është protagoniste kryesore në anime dhe manga Ghost in the Shell krijuar nga Masamune Shirow. Ajo është një cyborg e punësuar si drejtuese e skuadrës së Seksionit 9 të Sigurisë Publike, një ndarje fiktive e Komisionit Kombëtar Japonez të Sigurisë Publike. Mishërimet e ndryshme të Kusanagi në seritë manga, filma dhe TV të gjitha e portretizojnë atë ndryshe. Meqenëse secila prej këtyre ka një histori të pavarur, karakteristikat fizike dhe mendore të Kusanagi janë modifikuar në mënyra të ndryshme.