Napoleon Bonaparti (frengjisht; italisht: Napoleone Buonaparte; Ajaçio, 15 gusht 1769 - Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821) në jetën e tij ka qene politikan, gjeneral brilant lufte, Protektor i Lidhjes se Rhein-it, Mbret i Italise dhe Konsull i Frances dhe mbas kurorezimit te tij ne Kathedralen Notre Dame de Paris ai u shpall perandor i Francës. Ai e mbaroi shkollën ushtarake për fisniket në Paris falë një burse studimi te cilën e përfitoi nga mbreti francez Luigji XVI.
Me përfundimin e shkollës ushtarake merr gradën e kapterrit në artilerinë franceze, me vone me revolucionin francez do te gradohet me gradën gjeneral. Qeverisi Francën nga viti 1799, dhe u emërua Konsull i Pare në nëntor te vitit 1799 deri në maj 1804 me vone behet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri në 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri në 22 qershor 1815. Në jetën e tij politike ka qene dhe President i Republikës Italiane nga viti 1803 deri në vitin 1805 dhe mbret i Italisë nga 1805 deri në 1814.
Fale disa betejave ushtarake dhe aleancave te shumta që ndërmorri, Napoleoni pushtoi dhe udhëhoqi gati te gjithe kontinentin Evropian, duke çuar në çdo vend që pushtonte, idealet e Revolucionit Francez. Arriti te kontrollonte shume mbretëri te Evropës fale familjareve te tij te cilët emëroheshin nga Napoleoni për te kontrolluar me mire shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli, Westfalia dhe Holanda).
Fushata e Rusisë (1812) shënoi fundin e dominimit te tij në mbare Evropën. Me humbjen në Lipsia nga aleatet evropiane, te cilët ishin formuar për te përballur fuqinë e perandorisë franceze, në tetor te vitit 1813 Napoleoni e la fronin e tij dhe u çua për burgim në ishullin e Elba-s në Itali.
Në mars te vitit 1815, ia del mbanë te arratiset nga ishulli prej te cilit ishte i burgosur duke mberitur afër Antibes me pas mbërrin në Paris, historianet do ta përshkruajnë këtë mbërritje te Napoleonit me thënien "mbërriti pa shtëne asnjë plumb". Ai arrin te marre në dore pushtetin për një periudhe relativisht te shkurtër, e cila kujtohet me emrin "Njëqind Ditët",me pas do te mposhtet në luftën që quhet beteja e Waterloos me 18 gusht 1815. Vitet e fundit te jetës se tij i kaloi i burgosur në ishullin e Shen'Elenes në mbikëqyrjen e Angleze-ve. Mbas humbjes në Waterloo, Kongresi i Vjenës solli në te gjithë Evropën mbretërit te cilët ishin larguar fale Napoleonit.