Natyra

Ujëvara Hopetoun, Australi
Natyrë dimri në Prevallë
Vetëtima godet gjatë shpërthimit të vullkanit Galunggung, Java Perëndimore, në vitin 1982.

Natyra paraqet tërësinë e karakteristikave më kryesore që përcaktojnë thelbin e diçkaje e që në kuptimin më të gjerë ajo përfshin jo vetëm mjedisin ku jetojnë njerëzit, kafshët dhe bimët, por edhe gjithë botën organike dhe joorganike, fizike ose botën materiale apo gjithësinë. [1] "Natyra" është një term që mund të përfshijë si dukuritë e botës fizike ashtu edhe jetën në përgjithësi. Studimi i totalitetit të natyrës është një pjesë e madhe e shkencës. Edhe pse njerëzit janë pjesë e natyrës, aktiviteti njerëzor shpesh kuptohet si një kategori e veçantë nga dukuritë e tjera natyrore.

  1. ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Natyrë". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 661. OCLC 734077163.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne