Ndajshtesat |
---|
Shih edhe: |
Në gjuhësi, ndajshtesa është një morfemë që i bashkëngjitet një stemi të fjalës për të formuar një fjalë të re ose formë të re fjale. Ndajshtesat mund të jenë derivacionale (fjalëformuese), si -or dhe para-, ose infleksionale (trajtëformuese), si shumësi -inj dhe pjesorja -ur. Ato janë morfema të lidhura sipas përkufizimit; parashtesat dhe prapashtesat mund të jenë ndajshtesa të ndara. Ndajshtesimi është procesi gjuhësor që folësit përdorin për të formuar fjalë të ndryshme duke shtuar morfema në fillim (parashtesa), mes (messhtesa) ose në fund (prapashtesa) të fjalëve.