Netflix

Netflix
LlojiKompani Publike
NFLX
IndustriaArgëtim
Themeluar në29 gusht, 1997; 19 vite më parë
Themeluesi
Zyrat qendrore,
Zona e shërbimit
Botëror (përveç se në Kina Kontinentale, Krimea, Koreja e Veriut, dhe Siri)
Njerëzit kyç
FitimetIncrease $8,83 miliard (2016)
Increase $380 milion (2016)
Increase $187 milion (2016)
Total assetsIncrease $13,6 miliard (2016)
Total equityIncrease $2,7 miliard (2016)
Numri i punëtorëve
3,500 (2015)
Faqja e internetitnetflix.com

Netflix Inc. (gjithashtu njohur si Netflix) është një kompani amerikane ndërkombëtare argëtimi krijuar më 29 gusht, 1997, në Scotts Valley, Kaliforni, nga Reed Hastings dhe Marc Randolph.[1] Kompania ofron media në formën e streaming në internet dhe gjithashtu shpërndarje DVD me anë të postës. Në vitin 2013, Netflix shtoi produksionin origjinal të filmave dhe serialeve. Zyrat qendrore për momentin ndodhen në Los Gatos, Kaliforni.

Në vitin 1998, një vit pas krijimit të kompanisë, Netflix u përhap duke nisur me biznesin e shpërndarjeve të DVD-ve me postë. Në 2007, Netflix u zgjerua duke paraqitur formën e streaming të mediave, ndërkohë që e vazhdonin biznesin e dhënies me qira të shërbimeve DVD dhe Blu-Ray. Kompania u zgjerua ndërkombëtarisht kur shërbimin streaming e bënë të mundur në Kanada në vitin 2010, vit kur nisi të fillonte zgjerimi i kompanisë; në janar 2016, Netflix ishte i disponueshëm në mbi 190 shtete.[2] Netflix hyri në industrinë e filmit dhe të televizionit në vitin 2013 duke debutuar me serialin e parë origjinal, House of Cards.

Në Korrik 2017, Netflix raportoi 103.95 milion të abonuar në mbarë botën, përfshirë 51.92 milion në Shtetet e Bashkuara.

  1. ^ ""Netflix Media Center: A brief history of the company that revolutionized watching of movies and TV shows"" (në anglisht). Netflix. Marrë më 6 maj 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "How does Netflix work?". Help Center (në anglisht). Marrë më 24 nëntor 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne