Neuroshkenca është studimi shkencor i sistemit nervor (ku përfshihen truri, palca kurrizore dhe sistemi nervor periferik), i funksioneve dhe i çrregullimeve të ndryshme të këtij sistemi.[1][2][3] Është një shkencë që kombinon fusha si fiziologjia, anatomia, biologjia molekulare, biologjia zhvillimore, citologjia, psikologjia, fizika, shkencat kompjuterike, kimia, mjekësia, statistikat dhe modelimin matematikor për të kuptuar vetitë themelore dhe emergjente të neuroneve, qelizave gliale dhe tërë rrjeteve nervore . [4][5][6][7][8] Kuptimi i bazës biologjike të të mësuarit, kujtesës, sjelljes, perceptimit dhe vetëdijes është përshkruar nga Eric Kandel (fitues i çmimit Nobel) si "sfida epike" e shkencave biologjike.[9]
Shtrirja e neuroshkencës është zgjeruar me kalimin e kohës për të përfshirë qasje të ndryshme të përdorura për të studiuar sistemin nervor në shkallë të ndryshme. Teknikat e përdorura nga neuroshkencëtarët janë zgjeruar jashtëzakonisht, nga studimet molekulare dhe qelizore të neuroneve individuale deri te imazhet të matura teksa personat të ndryshëm merren me detyrashqisore, motorike apo dhe njohëse/kognitive.
The last frontier of the biological sciences – their ultimate challenge – is to understand the biological basis of consciousness and the mental processes by which we perceive, act, learn, and remember.