Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Opera /ˈɒpre/ (italisht: [ˈɔːpera]; anglisht shumës: operat; italisht shumës: opere [ˈɔːpere]) është një formë e artit , në të cilin këngëtarë dhe muzikantë performojne një pune dramatike duke kombinuar tekstin (libreton) dhe bazen muzikore, zakonisht në një mjedis teatral. Në opera tradicionale, këngëtarët bejne dy lloje të të kënduarit: recitatativ, nje stil i influencuar nga fjalimet dhe arias,nje stil me melodik. Opera përfshin shumë elemente të teatrit te folur, të tilla si dramën, poezinë, aktrimin, , skenografinë, kostumografinë, dhe ndonjëherë përfshin vallezim. Performanca është zakonisht jepet në një shtepi opere, e shoqëruar nga një orkestër apo nje amsambel muzikor me te vogel, i cili që në fillim të viteve 1800, ka qenë e drejtuar nga një dirigjent.
Opera eshte pjese e tradites se muzikes klasike te perendimit. Ajo ka filluar ne Itali në fund të shekullit të 16-të (me vepren e humbur te Jacopo Peris'e Dafne, të prodhuar në Firence më 1598) dhe shpejt u përhapën nëpër pjesën tjetër të Evropës: Schütz në Gjermani, Lully në Francë, dhe Purcell në Angli, ku te gjitha ndihmuan per te arritur traditat nacionale te tyre te shekullit te 17. Ne shekullin e 18 opera italiane vazhdoi të dominojë shumicën e Evropës (përveç Francës), duke joshur kompozitore te huaj si Hendel. Opera seria ishte nje nga format me prestigjioze te operave italiane,derisa Gluk kundershtoi artificialitetin e saj me operat "reforma" te tij ne 1760. Në vitet 2000, figura me e njohur e fundit te shekullit të 18 ne opera është Mozart, i cili filloi me opera seria por është më e njohur , opera komike italiane, sidomos Martesa e Figaros (Le Nozze Di Figaro), Don Gjovani, dhe Così fan tutte, si dhe Flauta Magjike (Die Zauberflöte), si nje pike referimi ne traditen gjermane. Kompozitoret te operes jane:Xhohakino Rosini,Bedzhi Smetana,Rihad Vagneri,Zhosh Brize,Mozarti,Betoveni etj.Opera e pare Kosovare është Goca Kaçanikut dhe Dasma Arbresh nga kompozitori Rauf Dhomi.Ndersa ajo shqiptare Mrika Prenk Jakova.Opera e parë shqiptare eshte shkruar nga Lata Makubej ne vitin 1913.Kompozitori Martin Gjokaj autor i tekstit Gjergj Fishta.