Optika (greq. optikos = e shikuara, opsis = "shikim"; optika = "mësimi mbi të shikuarën") është degë e fizikës që merret me sjelljen dhe vetitë e dritës, përhapjen dhe ndërveprimin e saj me lëndën.
Drita është rrezatim valor elektromagnetik. Rrezatimi elektromagnetik është i gjithepranishem ne gjithësi. Nuk ka kënd apo skute ne gjithësi qe mund te fshihet nga ky rrezatim. Drita e dukshme për syrin e njeriut gjendet në një diapazon te ngushte te diapazonit shumë te gjere te rrezatimit elektromagnetik i cili shtrihet nga rrezet gama, rrezet x, ultraviolete, drita e dukshme, infra te kuqe, makro valore gjere ke radio valore. Pjesët e dritës se dukshme i quajmë fotone, por edhe pjesët tjera te spektrit te përmendur elektromagnetik i quajmë fotone.
Trajtimi i dritës ka karakter dual; trajtohet si përhapje valore kur shfaqen dukuritë e interferencës , përthyerjes dhe polarizimit dhe si grimca apo fotonekur sqarohet efekti fotoelektronik apo i shpërhapjes se saje (te përshkruar si efekt i Komptonit).