Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Pakti i Stabilitetit u krijua më 10 qershor të vitit 1999 me iniciativë të BE-se , në Këln (PS) për Vendet e Evropës Juglindore. Kjo është përpjekja e parë serioze e bashkësisë ndërkombëtare për të zëvendësuar politikën e mëparshme reaktive të ndërhyrjes në kriza në rajon me një strategji të gjerë, afat-gjatë të parandalimit të konfliktit. Të gjitha vendeve të rajonit u është premtuar integrimi euro-atlantik. Në një mbledhje të nivelit të lartë në Sarajevë në 30 korrik 1999, PS-ja u vulos edhe një herë në mënyrë solemne. Në samitin e tij në Zagreb, nëntor 2000, Jugosllavia u pranua si anëtare e plotë. BE ka lançuar procesin e stabilizimit dhe asociacionit për pesë vende. Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Republikën Federale te Jugosllavisë.