Paleografia (me prejardhje nga greqishtja , palaiós, që do të thotë “i vjetër” ,dhe "γράφειν", që do të thotë “të shkruash”) quhet shkenca që studion dorëshkrimet (duhet qartësuar që studiohet tipi dhe lloji i dorëshrkimeve,procesi i të shkruarit dhe jo konteksti apo përbërja e tyre si tekste apo dokumente) të vjetra dhe historike .Në këtë disiplinë përfshihet praktika e të deshifrimit, leximit dhe datimit të dorëshkrimeve historike,dhe konteksti kulturor i të shkruarit ,duke përfshirë metodat me të cilat janë prodhuar të shkruarit dhe librat ,si dhe historia e scriptoria .
Kjo disiplinë është një nga disiplinat ndihmëse të shkencës së historisë .Është e rëndësishme për kuptimin vërtetimin, dhe datimin e teksteve antike. Sidoqoftë, në përgjithësi nuk mund të përdoret për të gjetur dhe caktuar datat historike me saktësi të lartë.