Periplusi i Pseudo-Skylaksit titulli i plotë i së cilës është "Periplus tes thallases tes eikumenes Europes kai Azias kai Libyes" (Lundrimi buzë brigjeve të Evropës, të Azisë dhe të Afrikës) është një periplus i lashtë grek (περίπλους períplous, 'rreth lundrimit') që përshkruan rrugën detare rreth Mesdheut dhe Detit të Zi . Ndoshta daton nga mesi i shekullit IV para Krishtit, konkretisht në vitet 330, i mbështetur në njoftime të marra nga logografët e shek. VI. Hekateu i Miletit dhe autorë të tjerë të shek. V para e. sonë. Vepra ndoshta është shkruar në ose afër Athinës. Autori i saj shpesh përfshihet në radhët e gjeografëve grekë 'të vegjël'. Ekziston vetëm një dorëshkrim i disponueshëm, i cili e daton veprën origjinale me një vjetërsi mbi 1500 vjet.
Emri i autorit është shkruar Pseudo-Scylax ose Pseudo-Skylax, shpesh i shkurtuar si Ps.-Scylax ose Ps.-Skylax.
Në këtë vepër jepet edhe një përshkrim gjeografik me shumë interes i krahinave bregdetare të Ilirisë.