Pietro Marubbi

Skeda:Pjeter Marubi.jpg
Pietro Marubbi, foto e Mati Kodhelit

Pietro Marubbi, Marobbi por edhe Marubi (shqip: Pjetër Marubi; Piacenza, 14 gusht 1832 - Shkodër, 22 maj 1903) ka qenë piktor, skulptor, arkitekt dhe fotografi që themeloi studion Foto - Studio "Marubbi" duke u bërë kështu babai i fotografisë në viset shqiptare. Pas angazhimeve në lëvizjen risorgimentale në bashkimin e Italisë, u arratis dhe gjeti strehë në Shkodrën osmane ku shkoi pjesën më të madhe të jetës, por qe po ashtu fotograf i oborrit të knjazit të Malit të Zi,[1] si dhe reporter i gazetave të kohës L'Illustration, The Illustrated London News, La Guerra d'Oriente dhe L'Illustrazione Italiana.[2]

  1. ^ Bekteshi, Besi (4 mars 2014). "Karli III, vrasësi Antonio Carra dhe Pietro Marubi në vitin 1854". sot.com.al. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2021. Marrë më 29 nëntor 2014.
  2. ^ Lorenci, Markenc (korrik 2021). "L'emigrazione italiana nell'Albania pre-indipendente: il caso di due esuli italiani nella seconda metà del XIX secolo". Migranti di ieri e di oggi: Movimenti di popolazione tra le due sponde dell’Adriatico in età moderna e contemporanea (në italisht). eum. fq. 80–81. ISBN 978-88-6056-723-9. {{cite book}}: Parametri |journal= është injoruar (Ndihmë!)

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Nelliwinne